Partizani, gati ofertën për të blerë Ekuban nga Kievo

0
SHPËRNDAJE

caleb-ekubanNëse pyesin se kush është lojtari i momentit te Partizanit, përgjigjja është e thjeshtë: Caleb Ekuban. Partizani kërkon të blejë kartonin e sulmuesit, por jo të plotë.

Futbollisti i afruar në merkaton e verës në formën e huazimit nga ekipi i Kievos është kthyer në një ndër pikat më të forta të Partizanit dhe bisedimet pritet të nisin brenda këtij muaji.

Të kuqtë do t’i propozojnë ekipit italian të Kievos që të jenë bashkëpronarë në kartonin e Ekubanit, një metodë jo pak e njohur tani në botën e sportit. Sa i takon çmimit, ai është në dorë të klubit italian, por nëse kontrollojmë në “transfermarkt”, Ekuban kushton 175 mijë euro.

Marrëveshja nuk mund të arrihet vetëm nga dëshira e njëanshme duhet edhe Kievo të thotë fjalën e saj. Të presim dhe të shohim… /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.