Partizani gati për Kukësin, zhvillime të reja për Sukajn

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Ekipi i Partizanit i ka dhënë fund sot javës përgatitore në prag të ndeshjes tepër delikate me Kukësin. Në drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik grupi ka kryer sot paradite seancën e fundit e cila është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” nën reshjet e dendura të shiut, që kanë shoqëruar të gjithë seancën përgatitore. Gjendja e lojtarëve paraqitet tepër optimale, ndërkohë që me grupin sot është stërvitur normalisht edhe sulmuesi Sukaj.

“Bomberi” shkodran do të jetë i gatshëm për të kuqtë ditën e nesërme, teksa pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë. Skuadra sot do të udhëtoj drejt Kukësit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit verilindor. Takimi Kukësi – Partizani do të zhvillohet ditën e hënë ora 16:00 në stadiumin Zeqir Ymeri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.