Partizani, gati përforcimi i parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Agustín Torassa, gjate nje dyluftimi me Blerim Kotobelli, ne ndeshjen e futbollit, Partizani-Teuta e Durresit, 1-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nAgustín Torassa and Blerim Kotobelli, fights for the ball during the Albanian Super League football match Partizani-Teuta of Durres, 1-2, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Drejtuesit e Partizanit janë shumë afër marrëveshjes me mbrojtësin e majtë të Teutës, Blerim Kotobelli. 24-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e sezonit dhe në ditët në vijim pritet të tërheq dokumentacionin nga Teuta. “Demat e Kuq” patën shfaqur interes për Kotobellin edhe në merkaton e kaluar por palët nuk arritën të gjenin marrëveshjes për shkak se mbrojtësi ishte nën kontratë me Teutën dhe drejtuesit e bregdetarve nuk ishin të gatshëm për të pranuar asnjë ofertë. 24-vjeçari gjatë tre viteve në “Niko Dovana” ka grumbulluar 114 ndeshje dhe 3 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Teutës.

Për të siguruar shërbimet e Kotobellit, Partizani duhet të fitojë konkurrencën me Shkëndijën e Tetovës. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai po shqyrton edhe opsionin për t’u transferuar në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës. Mësohet se Shkëndija ka ofruar rreth 55 mijë euro në sezon për 24-vjeçarin, me një kontratë që pritet të jetë 2 vjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër. Ish-mbrojtësi i Tiranës, po i shqyrton me kujdes ofertat dhe në ditët në vijim pritet të vendos për klubin e tij të ardhshëm. Kotobelli është një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë në Kategorinë Superiore dhe te Partizani e shikojnë si zëvendësuesin potencial të Kalarit që duket se nuk gëzon besimin e stafit teknik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.