Partizani, gati t’i vërë “flakën” stadiumit sot

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Humbja e papritur ditën e djeshme që Skënderbeu pësoi në “shtëpi” ndaj Tërbunit ka rindezur edhe njëherë më shumë se kurrë shpresat e Partizanit për titullin kampionët. Asnjë mëndje e çmendur nuk e kishte imagjinuar atë që bëri ditën e djeshme skuadra e Viktor Gjonit në transfertën e Korçës duke i shkaktuar humbjen e parë në shtëpi skuadrës së Josë, që tashmë mund të shohë Partizanin t’i afrohet. imageSkuadra e kuqe ka sot shansin e madh që të rifutet më shumë se kurrë në luftën për titull teksa i duhet me patjetër të fitojë ndeshjen e saj që do të luajë mbrëmjen e sotme ku do të ketë si kundërshtare Vllazninë e Shkodrës. Drejtuesit e klubit të Partizanit, por edhe tifozët e kësaj skuadre në rrjetet sociale po bëjnë thirrje të madhe që ditën e sotme stadiumi “Qemal Stafa” të jetë i mbushur për të motivuar lojtarët, pasi tashmë distanca e me kreun mund të reduktohet në vetëm 2 pikë, gjë që do t’a afronte akoma më shumë me kryesuesit. Ky hap në këtë faz që është futur kampionati nuk duhet falur, teksa ekipi i Partizanit tashmë e ka vetë në dorë për të rihapur garën e titullit. imageTë kuqtë janë përgatitur për t’i vënë “flakën” sot stadiumit për të arritur objektivin, që është vetëm fitorja pasi sot nuk pranohet më asnjë justifikim. Duket se titulli kampion tashmë është futur në një garë të ngushtë, por ajo që vlen ditën e sotme është vetëm fitorja e Partizanit ndaj Vllaznisë, pasi në rast të një rezultati tjetër çdo gjë do të venitej.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.