Partizani/ Gëzim Krasniqi sulmon Starovën: Se kuptoj pse Starova përmend emra. Nuk fitohet vetëm duke u mbrojtur

0
SHPËRNDAJE

Partizani/  Deklarata e ish-trajnerit të Partizanit Sulejman Starova pas ndeshjeve të Europës, se lojtarët e qendrës së mbrojtjes kanë gabuar, nuk i kanë pëlqyer shumë Gëzim Krasniqit. Mbrojtësi titullar i të kuqve, në një deklaratë për “Panorama Sport”, ka sulmuar ish-trajnerin.

“Nuk e kuptoj pse ish-trajneri ka përmendur emra, duke qenë se ishte ai që thoshte kur fitojmë e bëjmë të gjithë dhe kur humbasim, humbasim të gjithë. Mbrojtja e Partizanit doli më e mira e Superiores, jo vetëm sezonin e fundit, por edhe kampionatet e mëparshme. Ndaj nuk e kuptoj se çfarë ka dashur të thotë Starova, pasi jo çdo ndeshje fitohet duke u mbrojtur”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.