Partizani grumbullohet përpara supersifdës, lajme të mira për Starovën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ekipi i Partizanit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes me Kukësin. Sot është bashkuar me grupin edhe portieri Alban Hoxha, i cili ka lënë pas problemet e vogla fizike që e shqetësonin.

Kapiteni i të kuqve do të jetë titullar në ndeshjen e së dielën, gjë e cila padyshim qetëson edhe Starovën në prag të një sfide kaq delikate.

Ndërkohë, trajneri i Partizanit gjithashtu ka vendosur që skuadra te grumbullohet para ndeshjes me Kukësin që luhet të dielën, dhe kjo për shkak të rëndësisë që ka ndeshja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.