Partizani heshtje për shtyp, por Starova nuk është “memec”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Partizani ditën e enjte ka lajmëruar heshtje për shtyp si pasojë e eliminimit nga kupa. Por trajneri Sulejman Starova, në kamerat e televizonit Klan ka folur shkurtimisht: “Është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Marrim përgjegjësit dhe i kërkojmë falje presidentit dhe tifozerisë.” – Këto kanë qenë fjalët e prera të “Bobit”. Pyetjes së gazetarit se cilët janë përgjegjësit për këtë disfatë Starova nuk i është përgjigjur duke u larguar.partizani

Në kampin e kuq ka rënë heshtja pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Tifozët e kuq pavarësisht se gjatë kësaj periudhe dhe jo vetëm, i kanë qëndruar pran skuadrës, nuk pajtohen me këtë dështim.

Gjithsesi, klubi bënë thirrje për përkushtim dhe përqendrim në kampionat, ku padyshim objektivi është fitimi i titullit kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.