Partizani: Hoxha i sëmurë, humbet edhe Korabin

0
SHPËRNDAJE

Alban Hoxha humbet edhe takimin me Korabin, për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Kapiteni i Partizanit, i cili mungoi edhe në transfertën me Flamurtarin, nuk ishte i pranishëm në seancën e radhës stërvitore për sfidën me verilindorët për arsye shëndetësore. Burime zyrtare pranë klubit të kuq bëjnë të ditur se 29-vjecari ka patur prej disa ditësh temperaturë të lartë, ndaj nuk është përgatitur me grupin për takimin e radhës. Për rrjedhojë stafi teknik llogarit sërish Xhikën titullar për takimin me Korabin. Mungonte në seancën e radhës në Pezë Helmëz edhe sulmuesi kryesor i skuadrës Caleb Ekuban, por për italianin me origjinë nga Gana bëhet fjalë vetëm për një masë paraprake për shkak të mbingakresës fizike që ka marrë në sfidat e fundit. 22-vjecari gjithsesi do të jetë i gatshëm për takimin e radhës me debutuesit e Superiores.  Përvec Bardhit, që e ka mbyllur 2016-ës, vecmas skuadrës është stërvitur edhe sulmuesit nga Izraeli Azubel, megjithatë mendohet se 23-vjecari do të jetë në dispozicion të Starvoës për Korabin.

Lajme pozitive për Fejzullahin, që vazhdon stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Qëllimi i stafit teknik është që mbrojtësi i krahut të djathtë të jetë i gatshëm për superpërballjen me Skënderbeun në Korcë në javën e fundit të fazës së dytë. Vijon me ritëm  të kënaqshëm stërvitjen edhe Mentor Mazrekaj, që pritet të jetë një forcë e shtuar në kampin e kuq për pjesën e dytë të sezonit./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.