Partizani humb Fazliun, sulmuesi mungon ndaj Laçit

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Probleme në sulm për Partizanin. Pas dëmtimit të Sebino Plakut dhe Xhevahir Sukajt, tashmë trajnerit Starova do t’i duhet të bëjë edhe pa sulmuesin Astrit Fazliu në ndeshjen e parë ndaj Laçit. Sulmuesi shqiptar nga Kosova është dëmtuar në stërvitjen e djeshme pas përplasjes me një mbrojtës, dhe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen përballë kurbinasve. Sulmuesi ka çarë buzën, dhe ky dëmtim ka bërë që trajneri i të kuqve të mos e grumbullojë për takimin e sotëm në “Qemal Stafa”. Me shumë gjasa sulmi i të kuqve në këtë përballje do të përbëhet nga dyshja Raçiç-Morini.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.