Partizani humbet mesfushorin përpara ndeshjes me Laçin

0
SHPËRNDAJE

7a0a6086-750x450Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet për sfidën ndaj Laçit e vlefshme për javën e 15-të. Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, nën drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka kryer seancën e radhës në program.

Mentor Mazrekaj është rikthyer në fushë, por gjithsesi ka zhvilluar përgatitjet i diferencuar së bashku me mbrojtësin Fejzullahu.

Ndërkohë, Jurgen Bardhi është mungesa e vetme në ndeshjen ndaj Laçit si pasojë e një dëmtimi që mesfushori ka pësuar në takimin ndaj Kukësit. Pjesa tjetër e skuadrës gëzon gjendje fizike optimale.

Ndeshja Partizani-Laçi do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.