Partizani, i barabartë me Ferencvarosh

0
SHPËRNDAJE

partizani festimi i golitPartizani është ndalur në një barazim 1-1 me kampionët e Hungarisë, madje kanë arritur të shënojnë të parët.

Të kuqtë rrezikojnë në fillim me Trashin, por pjesa e parë është e ekuilibruar, dhe nuk duron raste për të dyja skuadrat.

Në të dytën Partizani arrin të shënojë shumë shpejt, pasi Fili përfiton nga një gabim i miqve, dhe me një gjuajtje nga jashtë zone shënon golin e avantazhin për ‘demat’.

Fieraku ka një tjetër mundësi shënimi, por këtë herë gjuajtja e tij është jashtë kuadratit.

Ferencvaroshi hidhet në sulm, por hapësirat janë të pakta, e vetëm duke gabuar të kuqtë mund të shënonte.

Kjo ndodh në minutën e 71-të kur Bode mposht Hoxhën dhe vendos baraspeshën, e cila do të mbetej deri në fund të takimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.