Partizani “i bën letrat” Jorgjit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14939361_570218166505917_6772234698250996914_o

Partizani ka shpallur sërish “non grata” arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, kjo pas përballjes së tyre me Skënderbeun, për të cilën nënkampionët në fuqi kanë pretendimet e tyre me gjykimin.

“Të kuqtë” kanë dorëzuar në FSHF shkresën ku kërkojnë që arbitri nga Elbasani të mos i gjykojë më në asnjë lloj ndeshje.

Siç dihet, Partizani e ka kontestuar edhe më parë këtë arbitër, por duket se tanimë nuk kanë duruar më, teksa gjatë këtyre ditëve e kanë cilësuar Jorgjin si shkaktar të dhunës së ndodhur në ndeshjen e së dielës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.