Partizani i plotë drejt Korcës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani me të gjithë futbollistët në dispozicion për transfertën me Skënderbeun, më të rëndësishmen e fazës së dytë. Trajneri Suejman Starova i ka përfshirë të gjithë në listë, përfshirë edhe Jurgen Bradhin, për të cilin u dha se do të kthehej vetëm më 2017-ën. Sigurisht që shqetësimi më i madh lidhej me formën fizike të Caleb Ekuban, i cili ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me grupin që pa ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë. Sulmuesi italian me origjinë nga Gana, ka udhëtuar me skuadrën prej Korcës, për të qenë titullar ndaj kampionëve në fuqi.

Në krah të Ekuban në vijën e parë Starova pritet të rreshtohen të zakonshmit Torasa dhe Vila. Mesfusha mbetet e pandryshuar, me treshen Batha-Ramadani-Trashi. Përsa i përket mbrojtjes, i gatshëm por jo në 100% të formës fizike është Fejzullahi, i cili pritet ta nisë nga stoli, me Ibrahimin titullar në krahun e djathtë. Në të majtë mbetet zgjedhje e parë Kalari, ndërsa në qendër dyshja Atanda – Krasniqi.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Starova të bëjë ndonjë ndryshim në rreshtim në momentin e fundit, në varësi edhe të gjendjes fizike të të grumbulluarve./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.