Partizani i rikthehet përgatitjeve

0
SHPËRNDAJE

img_4803-750x450Pas 3 ditëve pushimi si rezultat i ndërprerjes së Kampionatit për shkak të impenjimeve të ekipit Kombëtar skuadra e Partizanit i është rikthyer përgatitjeve. Nën drejtimin e trainerit Starova të kuqtë kanë nisur javën anti-Besëlidhja takim i kthimit i vlefshëm për raundin e dytë të Kupë së Shqipërisë.

Në seancën e djeshme e cila u zhvillua në orën 14:00 në kompleksin “Tirana Internacional”, stafi teknik dhe ai mjeksëor kanë testuar nga afër gjendjen fizike të lojtarëve. Portieri dhe kapiteni Alban Hoxha është i grumbulluar me Përfaqësuesen dhe rezulton mungesa e vetme ndërsa pjesa tjetër ka zhvilluar normalisht programin stërvitor.

Në ndeshjen e radhës ne kampionat, trajneri i Partizanit Sulejman Starova do të ketë në dispozicion edhe dy mbrojtësit e krahut, Arbnor Fejzullahu dhe Renaldo Kalari.

Ky i fundit kthehet nga pezullimi, ndërsa Fejzullahu është drejt rikuperimit pas dëmtimit në ndeshjen me Skënderbeun.

Rikthimi i tyre në mbrojtje do të bëjë që në qendër të luhet me dy mbrojtës, dhe Starovës i duhet të zgjedhë mes Atandës, Krasniqit dhe Malotës. Gjasat janë që 4-shja e mbrojtjes të jetë Fejzullahu-Krasniqi-Atanda dhe Ibrahimi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.