Partizani, interes për talentin e Pogradecit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11150761_873835332673993_4514393194238271802_nPartiza ka “piketuar” një tjetër talent, dhe ai është sulmuesi Jurges Liçkollari i Pogradecit. Ekipi i të kuqve po ndjek një filozofi për afrimin e sa më shumë talenteve.

Kalimi i tij në kryeqytet pritet të bëhet në janar, duke shtuar në këtë numrin e lojtarëve të rinj cilësorë në gjirin e skuadrës së “kuqe”. Pas mesfushorit Bardhi dhe afrimit të mesfushorëve Ramadani dhe Fili, apo edhe mbrojtësve Atanda dhe Hakaj që janë në moshë të re, ku së fundmi, “demat” kanë shfaqur interes edhe për 18-vjeçarin e Pogradecit, Jurges Liçkollari.

Të kuqtë e pëlqejnë futbollistin e ri që luan si sulmues i pogradecarëve dhe që është pjesë edhe e Kombëtares U-19. Pas lajmit të sotshëm të “Sport Ekspres”, minuta90.com u interesua dhe mësoi se lëvizja e të riut drejt kryeqytetit, është e sigurt, por asnjëra nga palët nuk e pranon diçka të tillë.

Ndërsa zëra pranë klubit të kuq flasin për një interesim për futbollistin në fjalë. Të shohim dhe të presim…/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.