Partizani/ Juliano mban pezull Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Partizani kërkon kthesën, por përballë nesër do të ketë një ekip me pretendime si Teuta, që në shtëpi do kërkojë të mos gabojë. Humbja e pësuar me Flamurtarin dhe barazimi me Kamzën ka bërë që durrsakët të vihen disi nën presion dhe do kërkojnë medoemos fitoren.

Ndërkohë në kampin e kuq ka munguar trajneri Mark Juliano, i cili ka pasur probleme shëndetësore, ndaj edhe mbetet për t’u parë se si do të rreshtohet skuadra në “Niko Dovana”.

Iuliano

Trajneri italian pritet të dalë para medieve për të folur për këtë takim, ndërkohë që këtë javë nuk falet më hapi fals, ndaj nëse nuk fitohet mund edhe të kemi ndonjë shkarkim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU