Partizani kalon me lehtësi Korabin, zhbllokohet Plaku

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë

Korabi – Partizani 0-5

Golat: Plaku 10′ 40′, Morini 44′, Autogol 45′ Ibrahimi 68′ (p)
image
Ekipi i Partizanit ka kaluar me mjaft lehtësi turin e parë të Kupës së Shqipërisë teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-5 ekipin e Korabit. Ndeshja e luajtur në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë Helmes ka folur vetëm për ekipin e të kuqve, që e dominuan krejtësisht. Një pjesë e parë e shkëlqyer ajo e Partizanit, teksa një dopietë e sulmuesit Sebino Plaku, një gol Morinit dhe një autogol e mbyllën këtë pjesë të parë me avantazhin 0-4 për të besuarit e Sulejman Starovës.
image
Ra në sy performanca e mirë e Plakut që më në fund arrin të zhbllokohet, por edhe ajo e sulmuesit tjetët Morini që duket në një formë mjaft të mirë, por pavarësisht kësaj i gjithë ekipi i Partizanit ishte në një gjëndje mjaft të mirë fizike. Në pjesën e dytë të kuqtë u kursyen disi duke ulur ritmin e lojës, ku edhe shënuan vetëm 1 gol me autor Ibrahimin në minutën e 68′. Mbrojtë shndërroi në gol nje 11-metërsh dhe vulosi takimin me shifrat 5-0. Tani Partizani duhet të mendojë për sfidën e rradhës ndaj Kukësit, ndërsa Korabit i mbetet vetëm kampionati tashmë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.