Partizani kërkon dënimin e Kristi Vangjelit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndeshja Partizani – Skënderbeu e cila përfundoi me rezultatin 1-1, nuk kaloi pa incidente. Sikur të mos mjaftonin përplasjet verbale mes dy tifozërive në shkallët e stadiumit por edhe e lojtarëve në fushën e lojës, protagonist është bërë edhe Kristi Vangjeli që ka provokuar një incident me tifozët e Partizanit. Në një moment kur loja ishte e ndalur, mbrojtësi i korçarëve ka reaguar mjaft keq ndaj ultrasve të kuq duke i hedhur atyre një fishekzjarr të cilë vetë tifozët kryeqytetas kishin hedhur më parë në fushën e lojës.

Momenti kur Kristi Vangjeli hedh fizhekzjarrin ndaj tifozëve të Partizanit
Momenti kur Kristi Vangjeli hedh fizhekzjarrin ndaj tifozëve të Partizanit

Një gjest i dënueshëm ky, por mësohet se Kristi Vangjeli i është justifikuar një lojtari të Partizanit që i kërkoi llogari se e kishte hedhur për t’a larguar nga fusha. Ndërkohë klubi i Partizanit përmes faqes zyrtare të tyre në “Facebook” kërkon dënimin e këtij gjesti anti sportiv, por ende nuk dihet nëse ka bërë një reklamim të këtij rasti në FSHF apo jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.