Partizani kërkon qëndërmbrojtësin nga Gambia dhe 2 lojtarë të Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Partizani kërkon të përforcohet dhe së fundmi në skenë kanë dalë disa emra.

Zyrtarizimi i parë pritet të jetë ai i Boniface, ndërkohë që sërish kanë dalë në skenë emri i Ardit Krymit dhe Ardit Çinarit.

Dy shkodranët janë një dëshirë e hershme e të kuqve, por kontrata me Vllazninë është pengesë e fortë.

Gjithsesi, tanimë ka dalë edhe një emër tjetër dhe ai është 20 vjeçari nga Gambia: Kaba Sambou.

Afrikani, 1.9 metra i gjatë, luan si qendërmbrojtës dhe para repartit difensiv. Mes tij dhe klubit të kuq kanë nisur bisedimet raporton “Sport Ekspres”, teksa bëhet e ditur se gjithçka është drejt finalizimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.