Partizani kërkon sulmuesin e Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Te Partizani po pushojnë aktualisht, por vetëm futbollistët, pasi drejtuesit po mendojnë për të gjetur trajnerin e ri, ndërkohë që nga ana tjetër Moxhi ka një plan” të blejë lojtarët më të mirë të rinj në vend.

Kjo strategji përforcon të kuqtë dhe dobëson rivalët, ndërkohë që është zbuluar edhe objektivi i parë.

Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, sulmuesin anësor të Luftëtarit. Në Gjirokastër janë shprehur se nuk e shesin lojtarin brenda vendit, por kjo mbetet për t’u parë, sidomos pas takimit që presidenti Demi ka pasur me përfaësuesin e kompanisë menaxhuese që bashkëpunon me Luftëtarin, që e ka edhe nën menaxhim lojtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.