Partizani, konferencë shtypi para Slovan Bratislavës

0
SHPËRNDAJE

13522807_521860361341698_5498146533691234183_oStarova: Vlerësojmë kundërshtarin , por synojmë rezultat pozitiv

“Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë , jemi të vetëdijshëm për këtë pasi e kemi studiuar përgjatë gjithë këtyre ditëve. Ekipi është përgatitur plotësisht për tu përballur denjësisht ndaj kundërshtarit Slovan Bratislava dhe të gjithë lojtarët po gëzojnë një gjendje të mirë fizike falë edhe punës që është kryer në përgatitjet që kemi zhvilluar në Itali.

Sigurisht edhe një barazim pa gola do të ishte favorizues për ne duke ditur vlerën e golit në fushë kudërshtare, megjithatë ne shpresojmë ta fitojmë përballjen e parë. Në drejtimin e skuadrës do të jem unë dhe Dalipi kjo për faktin se Adolfo Sormani si pasojë e rregullave të Fifa-s nuk mund të rregjistrohet për kompeticionet ndërkombëtare përpara datës 1 Korrik.

Rregulla të cilat na kanë penalizuar edhe në përforcimin e ekipit me të tjerë lojtarë. Sukaj tashmë është pjesë e skuadrës, shpresojmë të jetë i gatshëm pasi është i domosdoshëm për ekipin. Do të luajmë në “Elbasan Arena” , por besoj se edhe atje nuk do të na mungoj mbështetja e tifozerisë tone. Besoj se të martën do të jenë të shumtë duke na përkrahur masivisht.”

DREJTORI PËRGJITHSHËM G.TOMORI:

“Po punohet për një ekip kompetitiv , ju garantoj se në ditët në vijim skuadrado të përforcohet për të realizuar objektivat e sezonit fitimin e të dy trofeve në vend. Gjithsesi parësorë për ne këtë moment është të kalojmë pozitivisht përballjet në Europa League pasi objektivi parësor yni është kalimi i turit të parë.

Synojmë të zgjidhim ndeshjen e parë në favorin tonë në mënyrë që në sfidën e kthimit ta kemi edhe më të lehtë. Përsa i përket çështjes Fejzullahu për ne ai mbetet një lojtar i Partizanit. Fejzullahu është në kontratë me ne dhe klubi disponondon dukumentacionin e plotë të cilin mund ta gjeni edhe në federatën tonë të futbollit”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.