Partizani/ Konfirmohet miqësorja me ekipin e superligës turke

0
SHPËRNDAJE

Konfirmohet miqësorja e parë për ekipin e Staroves. Përballë të kuqve do jenë turqit e Kasimpasa S.K, ekip i cili pozicionohet në vëndin e 11 në superligen turke. Miqësorja do zhvillohet me datë 12 janar në Antalia. Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë klubi turk. Partizani niset me datë 8 janar drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore dhe pritet te luajë disa ndeshje miqësore. Njëra prej tyre është pikërisht përballë ekipit ku aktivizohet mbrojtësi Loret Sadiku i përfaqësuesës së Kosovës.

Ky do të jetë dhe një test i mirë për Staroven për të parë afrimet e reja por edhe për të “vjetrit” e ekipit pasi edhe pse vetëm miqësore ne kampin e kuq të gjithë duan ta nisin mirë vitin e ri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU