Partizani konfirmon datën e festimeve për 70 vjetorin

0
SHPËRNDAJE

Partizani në daten 4 prill do të organizoj festimet e 70 Vjetorit të formimit te klubit. Partizani është klubi më i titulluar në vend, përveç kësaj klubi ka nxjerr sportistët kuadro të shquar ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme jo vetëm në zhvillimin e sportit në vend por edhe jasht tij. Në radhët e Partizanit ka patur figuara të shquara të cilët kanë patur rezultatet mjaft të mira. Për këtë arsye 70 Vjetori i Partizanit ka rëndësi të madhe pasi e bën Partizanin jo një Klub lokal por një klub kombëtar. Kjo ka rëndësi edhe për të sotmen edhe për të nesërmen se pse fatkeqësisht në këto 25 vjet është bërë një punë e “keqe” për ta shkatërruar Partizanin , por këta njerëz e patën të vështirë ta zhduknin këtë klub Legjendar.

Mikel Janku & Agim Fagu & Bejkush Birçe dhe Përparim Kabo
Mikel Janku & Agim Fagu & Bejkush Birçe dhe Përparim Kabo

Partizani po ringrihet po bëhet akoma më i fortë dhe shpresojmë që në një të ardhmë të afërt ai të ringjitet në nivelet më të mira të tij. Për këtë arsye grupi organizator mendon që duke filluar nga sot të shpall muajin e festimeve të 70 vjetorit te Klubit. Partneri ynë kryesor që do të mbështesë festimet është paketa Digitalb .Së bashku mendojm të bëjmë një festë të bukur një festë ku të gëzojnë të gjithë të nderohen ata që kanë kontribuar jo pak për këtë klub dhe që kontribuan për edukumin dhe mancipimin e shoqërisë shqiptare në këto 70 vjet. Sot në konferencën për shtyp është prezantuar edhe fanela me të cilën skuadra është përfaqësuar në vitet e para të themelimit. Kjo fanelë por edhe mjaft supriza të tjera do të jenë pjesë e festimeve të 70 vjetorit ceremoni e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datë 4 Prill.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.