Partizani, Krasniqi, Batha dhe Torassa, të diferencuar

0
SHPËRNDAJE
loading...

Partizani ka vijuar përgatitjet për ndeshjen me Korabin edhe në Ditën e Verës. Dje të kuqtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është mbajtur në mesditë në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë.

Ashtu si një ditë më parë, edhe gjatë seancës së djeshme, trajneri Sulejman Starova nuk e ka pasur të plotë grupin. Gëzim Krasniqi, Idriz Batha dhe Agustin Torassa, edhe gjatë ditës së djeshme, janë përgatitur të diferencuar nga grupi.

Batha ka munguar ndaj Laçit dhe Flamurtarit, por ai pritet të jetë gati pë Korabin. Edhe Torassa pritet që të rikuperohet në kohë për këtë takim, ndërsa Krasniqi do të mbetet nën monitorim, në mënyrë që të jenë të sigurt për mbylljen e plagës që ka marrë në fytyrë.

Ndeshja Korabi-Partizani do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.