Partizani, kujdes nga Tërbuni

0
SHPËRNDAJE

partizaniSkuadra e Partizanit ka marrë një fitore shumë të rëndësisshme ndaj Kukësit me golin e Sukajt në sekondat e fundit. Distanca ndaj vendit të parë që mbahet nga Skënderbeu është vetëm 2 pikë dhe llogaritë janë ende të hapura. Ndërkohë që tashmë në kryeqytet do të mbërrijë Tërbuni i Pukës. Një skuadër kjo që e ka vendosur në vështirësi herën e fundit duke barazuar në Pukë pa gola 0-0. Jo vetëm ky fakt, por në mendjen e të kuqve është edhe fitorja e skuadrës së Viktor Gjonit, në Korcë në shifrat 2-3 ku Partizani arriti të fitoj terren ndaj korcarëve në klasifikim. Këto fakte e bëjnë ekipin e drejtuar nga Agostinelli të jetë shumë i vëmendshën në ndeshjen e rradhës ku padyshim nuk lejohet asnjë hap fals.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.