Partizani lë Ohrin, gati për trofeun “Egnatia”

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Partizanit ka lënë Maqedoninë ku zhvilloi fazën përgatitore dhe tashmë është kthyer në Tiranë. Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova mbylli fazën përgatitore, dhe tashmë është gati për startin e sezonit të ri, por në fillim do të jenë pjesë e trofeut “Egnatia”, që do të zhvillohet ditën e premte në “Qemal Stafa” që do të diskutohet në triangolaren midis Teutës, Partizanit dhe ekipit italian te Frosinones. Këto ndeshje mund të jenë “kolaudimi” përfundimtar i skuadrës përpara se të fillojë sezoni i ri, ku të kuqtë janë pretendentë kryesorë për titullin kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.