Partizani / Luçiano Moxhi e do italian pasuesin e Starovës

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Partizani i sezonit 2017-2018 mbetet një rebus për t’u zgjidhur, pasi me dorëheqjen e Starovës skuadra mbetet pa trajner. Largimi i “Bobit” dihej, por zyrtarisht tani ekipi është pa trajner dhe puna për pasuesin e Starovës ka nisur prej kohësh.

Përcaktimi i trajnerit të ri shikohet edhe si hapi i parë i fillimit të punës së Partizanit. Pasuesi i Starovës e ka ndarë kampin e kuq në grupime. Presidenti Gaz Demi, por edhe një pjesë e mirë e futbollistëve duan që trajner i ri të jetë Mladen Milinkoviç. Palët kanë biseduar mes tyre, madje edhe Luçiano Moxhi ka pasur një takim me menaxherin e trajnerit serb.

Ndonëse dëshira e presidentit është për Milinkoviçin, përcaktues do të jetë vendimi i Moxhit, pasi ai është arkitekti i Partizanit të edicionit të ri. Duke ndërtuar një ekip sipas shijeve dhe ideve të tija, Moxhi pritet të marrë edhe përgjegjësitë për ecurinë sezonale. Milinkoviç duket i favorizuar për lobin shqiptar, por “Big Luçiano” preferon më shumë një trajner dhe staf italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.