Partizani “lumë” mungesash në transfertën e Korçës

0
SHPËRNDAJE

PartizaniSuperiorja/ Skuadra e Partizanit do të luajë të premten transfertën më të vështirë të sezonit teksa do të përballet me Skënderbeun në Korçë. Tashmë distanca me kryesuesit është 5 pikë dhe titulli duket një utopi, por gjithsesi të kuqtë shpresojnë se me anë të një fitoreje do të mbajnë hapur shpresat për titullin kampion teksa gara në javët e fundit është bërë vërtet interesante. Pavarësisht dëshirës së madhe për të fituar në sfidën ndaj korçarëve, gjithçka duket tepër e vështirë për të kuqtë.

Partizani dhke festuarTrajneri Andrea Agostinelli do te vuajë të paktën 4 mungesa kryesore në këtë përballje, këtu pa llogaritur Mentor Mazrekajn që ka mbyllur sezonin. I pari që mungon zyrtarisht është Stevan Raçiç. Sulmuesi serbi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Bylis duke humbur kështu ndeshjen e rradhës. Ndërkohë për arsye dëmtimi do të mungojnë edhe Alban Hoxha e Filipe Gomez. Të dy lojtarët nuk kanë qenë të gatshëm ditën e djeshme në seancën stërvitore për shkak të shqetësimeve nga dëmtimet.

Ndërkohë mungesa tjetër është ajo e mbrojtësit Ditmar Bicaj. Lezhjani u pezullua pa afat pas përplasjeve me trajnerin dhe drejtorin Dervishi dhe tashmë duket se e ka mbyllur me të kuqtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.