Partizani mbyll përgatitjet anti-Luftëtari, të kuqtë me 3 mungesa

0
SHPËRNDAJE

img_4777-750x450

Ekipi i Partizanit ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit, e cila luhet nesër në stadiumin “Luftëtari”. Skuadra nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova ka zhvilluar seancën e fundit në ambjentet e kompleksit “Tirana Internacional” në Pezë dhe më pas i është drejtuar Gjirokastrës ku do të akomodohet në një nga hotelet e qytetit.

Trajneri Starova për këtë ndeshje do të vuajë mungesat e Bathës dhe Kalarit të skualifikuar dhe Fejzullahu i dëmtuar. Ndërkohë që për këtë ndeshje është grumbulluar Mentor Mazrekaj, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen e Kupës.

Takimi Partizani-Luftëtari do të luhet të shtunën ora 14:00 në stadiumin “Luftëtari”, i cili nga kjo javë do të mirëpresë ndeshjet e Kampionatit. Poashtu, kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Malota, Atanda, Vila, Ramadani, Trashi, Fili, Torassa, Ekuban Tr: Sulejman Starova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.