Partizani me armatë për të “pushtuar” “Niko Dovanën”

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizani është e bashkuar me tifozerinë e saj, kjo duket qartë nga deklaratat që lëshojnën palët skuadër-tifozeri në drejtim të njëri-tjetrit. Ultras Guerrils kanë premtuar përkrahje deri në fund, ndërsa klubi me anë të facebook fton tifozët për një rrugëtim të bashkuar drejt Durrësit për të kërkuar fitoren.partizaniPër tu marrë shembull ky unison mes palëve, por nuk mjafton për të siguruar fitoren, pasi ajo padyshim, si gjithnjë mund të arrihet vetëm në fushën e blertë gjatë 90-minutave të sfidës së “Niko Dovana”-s. Skuadra e Gugash Maganit, po kalon një sezon të shkëlqyer dhe ka treguar vendosmëri, sidomos në shtëpinë e saj. PartizaniTeuta ndodhet në vendin e 4-t me pikë të barabarata (44) me vendin e tretë që mbahet nga Kukësi. Në ndeshjet e fundit që dy skuadrat janë përballur fitoret janë të të ndara nga një në secilin krah. Partizani fitoj në Durrës 0-1 me golin e Trashit, ndërkohë që Teuta me të njejtin rezultat ka fituar në “Qemal Stafa” me gol të serbit Lukic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.