Partizani me dy mungesa ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE

realdo-filiEkipi i Partizanit ka zhvilluar sot përgatitjet e radhës, ku do të presë në “Elbasan Arena” Teutën ditën e shtunë.

Nën drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka vijuar me ritëm të lartë seancën e radhës, ku padyshim do të kërkohet vetëm fitorja. Megjithatë jo çdo gjë shkon “vaj” tek Partizani.

Trajneri Sulejman Starova do të ketë dy mungesa të sigurta për ndeshjen e rradhës ndaj durrsakëve. Mentor Mazrekaj dhe Arbnor Fejzullahu vijojnë të stërviten veçmas grupit të lojtarëve për shkak të dëmtimeve që po kalojnë.

Mesfushori dhe mbrojtësi ende nuk kanë kaluar problemet fizike, teksa Starova “qan” më shumë mungesën e këmbëdjathtit, Fejzullahu.

Takimi Partizani-Teuta luhet ditën e shtunë në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.