Partizani me lajme të reja përpara Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

stervitPartizani2Në kampin e kuq ka lajme të mira për sa i takon lojtarëve me probleme. Kështu mund të quhet lajm i mirë fakti se Kalari dhe Fazlliu kanë nisur stërvitjen e diferencuar. Ndërkohë që Raçiç vazhdon të jetë në mbikëqyrjen e stafit mjekësorë pas virozës së zgjatur që ka kaluar. Ndërkohë që një emër i ri pritet të bashkohet me Partizanin, siç bëhet e ditur në media, është një drejtues i ri, Dritan Dervishi. Personi në fjalë është një nga Skauterat e Verorës. Ai pritet që të marrë në dorë “timonin” e “Demave”.stervitPartizani1

Ndërkohë që një kolumbian 23-vjeçar do të zhvillojë një provë në rradhët e Partizanit. Karlos Julio Robles Rocha, luan si mesfushor dhe është këshilluar nga ish-lojtari i famshëm i Interit, Cordoba. Trajneri Sulejman Starova do ta monitoroj me kujdes këtë futbollist për të dhënë më pas edhe vendimin final. Ndeshja e rradhës për të kuqtë do të jetë ndaj Tërbunit në Pukë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.