Partizani me moral të lartë drejt supersfidës ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Fitoret në derbi janë gjithmonë nga ato që mund ta ndryshojnë sezonin. Suksesi ndaj rivalëve të Tiranës ishte pikërisht ai që i duhej Partizanit, në prag të supersfidës së të dielës me Kukësin.

Në qytetin veri-lindor, të kuqtë do të luajnë një copëz të titullit. Me moralin në maksimum dhe entuziazmin që mbizotëron mes lojtarëve dhe tifozëve, i domosdoshëm për duele të tilla.

Të gjithë futbollistët janë në formë dhe të gatshëm me trajnerin Starova që tashmë mund të zgjedhë alternativat më të mira, për të provuar të marrë maksimumin e pikëve.

Kukësi-Partizani mund të cilësohet edhe si ndeshja më e rëndësishme e fazës së tretë të kampionatit. Pavarësisht se gara mbetet e gjatë, rezultati i kësaj përballje mund të vendosë shumë rreth ambicieve që kanë dy klubet.

Me një fitore, të kuqtë do të ngushtonin në vetëm një pikë diferencën nga Kukësi, duke shtuar në këtë mmënyrë presionin te rivalët direkt dhe për të provuar më tej parakalimin në renditje.

Në dy sfidat e mëparshme të këtij sezoni, Kukësi fitoi minimalisht ndeshjen e parë në Zeqir Ymeri, ndërsa në fazën e dytë në Elbasan Arena, skuadrat u ndanë në barazim pa gola. Këtë herë në Kukës, Partizani do të kërkojë maksimumin e pikëve për të vazhduar marshimin drejt titullit kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.