Partizani me mungesa, largohet një nga afrimet e bujshme të janarit

0
SHPËRNDAJE

Partizani gjatë një seance stërvitore
Partizani gjatë një seance stërvitore

Superiorja/ Skuadra e Partizani ka kryer seancën e rradhës stërvitore në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Të kuqtë vazhdojnë përgatitjet në prag të takimit të radhës ndaj Teutës që cilësohet si një rival tepër i vështirë. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar në orën 14:30 një seancë të karakterit tekniko taktik ku trajneri Agostineli ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli. Me ekipin sot nuk janë stërvitur dy lojtarët, Mentor Mazrekaj i cili vijon fazën riaftësuese pas dëmtimit dhe sulmuesi Stevan Raçiç i cili është i skualifikuar për takimin ndaj Teutës.

Gabriel Do Carmo, sulmuesi i larguar nga Partizani
Gabriel Do Carmo, sulmuesi i larguar nga Partizani

Ndërkohë lajme të tjera vijnë nga kampi i të kuqve. Sulmuesi brazilian i afruar me shumë bujë tek Partizani në merkaton e janarit, Gabriel Do Carmo ka ndërprerë aventurën me të këtë ekip. Të dy palët kanë arritur marrëveshjen konsensuale për prishjen e kontratës mes tyre. Pavarëisht se Do Carmo shihej si një nga afrimet më cilësore, ai arriti të luante vetëm një ndeshje me Partizanin duke rezultuar një dështim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.