Partizani me mungesa përballë sllovakëve

0
SHPËRNDAJE

13501572_888873397888927_2653510726339998554_n
Tifozeria e kuqe eshte gati

Nisin sot ethet e kupave europiane me Partizanin të parin nga ekipet shqiptare që zbret në fushë për edicionin 2016-17. Sot në ora 18:00, të kuqtë presin në “Elbasan Arena” ekipin e Slovan Bratislavës nga Sllovakia, një ekip i fortë dhe që shihet si favorit për të kaluar turin.

Por Partizani i ka mundësitë dhe forcën për të synuar kualifikim pasi e tregoi forcën e vet edhe në kampionatin e kaluar duke rivalizuar deri në fund për titullin kampion. Edhe për-bërja e ekipit është cilësore ndonëse pritet mungesa e madhe e sulmuesit kryesor Xheva-hir Sukaj ndërsa sulmi pritet ti besohet të riut Realdo Fili.

Formacioni që pritet të zbresë në fushë sipas mediave kryesore shqiptare është si vijon: Në portë Hoxha, në mbrojtje Ibrahimi, Atanda, Arapi dhe Kalari, në mesfushë Ramadani, Vila, Batha dhe Trashi ndërsa në sulm Torassa dhe Fili. Në stol do të jetë Sulejman Starova ndërsa trajneri italian Sormani do të zyrtarizohet pas pak ditësh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.