Partizani me “ushtri të re” në rrugën drejt derbit

0
SHPËRNDAJE

Partizani në derbet e fundit ndaj Tiranës ka pasur gjithnjë fytyrën e fitimtarit. Skuadra e kuqe ka dominuar ndaj bardhebluve. Por padyshim që kjo e kaluar e afërt pozitive e “Demave” i ka disa aktorë.

Derbi Tirana-Partizani
Derbi Tirana-Partizani

Nëse shikojmë më vëmendje, “garda e vjetër” e ushtarëve të kuq është larguar dhe s’do të jetë më pjesë e derbit. Marrim emrin e parë, njeriun simbol për tifozët e Partizanit, ish-kapitenin Nderim Nexhipi, një idhull i të kuqve, i cili akualisht aktivizohet në rradhët e Shkëdisë së Tetovës.

2014-15 Laci - Partizani 1-1
Partizani i një viti më parë

Nexhipi ka vendosur disa derbe, sa që ka edhe thënie në emrin e tij nga ultrasit e kuq. Ndërkohë që edhe disa lojtarë të tjerë janë larguar, sidomos gjatë janarit 2016 duke u parë si lojtarë të panevojshëm për Partizanin, ndërsa disa të tjerë bënë zgjedhjet e tyre në ekipe të ndryshme.

Partizani vitet 90 (3)
Partizani i viteve 90-të

Nexhipi, Cuculi, Rrahmani, Vrapi apo edhe emra të tjerë, s’do të jenë më pjesë e derbit. Ata e dinin mjaft mirë rrugën që të con në fushbetejën e derbit, për më tepër dinë edhe strategjinë për ta fituar atë. Shto këtu edhe trajnerët, që më parë kanë qënë Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova, njohës të mirë të Partizanit, gjithashtu edhe të rivalit të përjetshëm.

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Por kthehemi tek e tashmja. Sot Partizani ka në organikën e tij lojtar të rinj me fanellën e kuqe, por edhe të pa ambjentuar me derbin. Atanda, Gomes, Fili, Torasa apo dikush tjetër, për herë të parë do të përballen në një luftë të vërtetë, e cila padyshim kërkon njerëz të eksperiencës, pasi këta të fundit e kanë më të lehtë të përballojnë stresin specifik të një takimi të tillë.

Agostinelli-takon-lojtaret-700x467Shto këtu edhe trajnerin Agostinelli dhe stafin e tij teknik, edhe këta të fundit nuk e njohin mirë historin e derbit klasik shqiptar. Mbase Agostinelli si një lacial mund të flasë dhe të njohë më mirë derbin e Romës, por për derbin shqiptar thjesht ka dëgjuar dhe thonë se me herën e parë në “dashuri” apo “luftë” nuk kupton asgjë.

Agostinelli - Demi - Dervishi
Agostinelli – Demi – Dervishi

Por eksperienca e italianit është e madhe dhe padyshim s’duhet paragjykuar si trajneri, por edhe lojtarët e tij, vecanërisht ata që do ta bëjnë sefte në një derbi. Analiza jonë është thjesht një tregues dhe nuk vendos fatet e sfidës, ato si gjithnjë ndahen në fushën e blertë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.