Partizani merr mbrojtësin nga Podujeva

0
SHPËRNDAJE

blakkk
Ilir Bllakqorri

Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer. Ilir Bllakqorri është i Partizanit. Mbrojtësi i majtë që është dalluar gjatë gjithë sezonit të shkuar me Llapin në ligën e Kosovës, ka kaluar zyrtarisht te nënkampionët e Shqipërisë. Eshtë vetë lojtari që e ka pohuar këtë lëvizje për gazetën Olle duke thënë:

“Dje kam arritur marrëveshje me Partizanin dhe tani e tutje do të jem pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se do të japë më të mirën për klubin e ri, dhe t’ua arsyetojë të gjithëve besimin që patën në mua”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.