Partizani/ Moxhi tregon se si mund të “falet” kapiteni Alban Hoxha

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Luçiano Moxhi ka folur në mediat italiane mbi atë që bën te Partizani dhe nisjen e kampionatit. Ish-drejtori i Juventusit ka bërë publik ehe vendimin e marrë për kapitenin Alban Hoxha, ndërkohë që deklaron:

“Unë jam një këshilltar i presidentit edhe për aktivitete përtej futbollit. Ka dy drejtues që merren direkt me futbollin. Kjo më duket një skuadër e ndërtuar për të fituar. Por edhe nëse nuk fiton, mund të arrijë e dyta. Edhe se…”

“Edhe Çfarë? Na ndodhi diçka e paparashikuar. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Albani, shkoi në grumbullim dhe harroi të qëndronte aty. U kthye në orën 11 dhe është i pezulluar. Ndërsa portieri rezervë nuk është edhe aq i pathyeshëm. Megjithatë, nëse Albani i kërkon falje grupit publikisht mund të kthehet në skuadër, duhet të japë shembullin e mirë”, është shprehur Moxhi për tuttomercatoweb.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU