Partizani mposht 3-1 Mladost CD në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

partizani1

 

“Demat e Kuq” kanë zhvilluar sot në Ohër një ndeshje miqësore kundër Mladost CD të cilën e kanë fituar me rezultatin 3-1. Të kuqtë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të një goli të Raçiç në minutën e 16-të. Në minutën e 29-të Mladost ka barazuar shifrat duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë Partizani kalon sërish në avantazh në minutën e 62-të falë një goli të Sebino Plakut. Kalojnë vetëm 8 minuta lojë dhe Plaku bëhet sërish protagonist duke dhënë një assist për Raçiç i cili vulos rezultatin përfundimtar në 3-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.