Partizani/ Ndaj Vllaznisë mund të mungojë portjeri Hoxha

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Partizani po i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Vllazninë të dielën, përballje që luhet prej orës 14:00.

Të kuqtë në këtë takim nuk do të kenë tre lojtarë, Gëzim Krasniqin të ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Luftëtarin, si dhe të dëmtuarit Xhevahir Sukaj dhe Edgar Çani.

Një tjetër lojtar që shqetëson është portieri Alban Hoxha, që seancën e fundit stërvitore nuk e ka çuar deri në fund shkruan “Panorama Sport”.

“Gardiani” ka një problem në dy gishtat e njërës dorë dhe ky dëmtim mund ta bëjë të humbasë ndeshjen me Vllazninë. Hoxha do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, të cilët do të përcaktojnë nëse mund të aktivizohet në Shkodër apo jo.

Hoxha
Hoxha
Hoxha

S'KA KOMENTE

Comments are closed.