Partizani/ Ndihet mungesa e Torasas. Mungon fantazia

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Gjatë fazës së parë të kampionatit është vënë re qartë se Partizani çalon në lojën sulmuese. Nuk është fjala vetëm për sulmuesit, që nuk po shënojnë, por më shumë për mënyrën e lojës, ku të kuqve u mungon fantazia përpara dhe pasimet e sakta në zonë.

E përditshmja “Panorama Sport” bën me dije se drejtuesit e Partizanit po mendojnë për kthimin e argjentinasit Agustin Torasa, i cili sezonin e shkuar e ka bërë mjaft mirë këtë rol. Trajneri Sulejman Starova i di mirë problemet në lojën e skuadrës së tij dhe Torasa mund t’i bëjë shumë punë, sepse e njeh mirë ambientin.

Po ashtu, trajneri i të kuqve ka përparësi në punën e tij stabilizimin e mbrojtjes, pasi Partizani ka vuajtur shumë edhe në prapavijë gjatë 9 ndeshjeve të para. Por mungesat e Torasës dhe Ekubanit janë ato që Partizani po i ndjen më shumë këtë sezon.

torasa
Torasa

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU