Partizani/ Në bisedime me një ish lojtar

0
SHPËRNDAJE

Nga Kosova vjen një lajm i mirë për tifozët e Partizanit. Ish-mesfushori i të kuqve, Mentor Mazrekaj, i cili për 6 muajt e fundit luajti për Prishtinën në kampionatin kosovar, e ka ndërprerë kontratën me këtë klub.

Sipas “Gazetasheshi.com”, Mazrekaj është në bisedime me drejtuesit e Partizanit për një rikthim të mundshëm të tij në ekipin e kuq. Tifozët e Partizanit e kanë pasur një nga idhujt e tyre futbollistin kosovar, i cili i jepte fatntazi lojës.

Bisedimet kanë nisur dhe pritet të merret një vendim në lidhje me rikthimin e Mazrekajt te skuadra e kuqe, që pritet të jetë mjaft aktive në merkaton e dimrit, ku deri tani janë dy afrimet zyrtare, Telushi dhe i riu Mala.

Mazrekaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU