Partizani gjen Flamengon në Ohër, kryen stërvitjen e parë

0
SHPËRNDAJE

Partizani, pasi udhëtoi sot në mëngjes, ka mbëritur gjatë drekës në Ohër, duke nisur zyrtarisht fazën përgatitore, para startit të kampionatit. Të kuqtë janë akomoduar në “Hotel Flamengo” të qytetit maqedonas, teksa në orën 19:00 kanë zbritur në fushë për seanca e parë stërvitore. 15 herë kampionët e Shqipërisë do të qëndrojnë aty deri më 6 gusht, atëherë kur do të kthehen në Tiranë, pasi një ditë më pas do të luajnë triangolaren me Teutën dhe Frozinonen. Gjatë kësaj periudhe 12-ditore, Starova ka programuar gjithashtu takime miqësore. Nga skuadra është larguar përfundimisht Bujamin Shabani, i cili është ndarë me mirëkuptim pas qëndrimit për një sezon te të kuqtë.

partiLista e lojtarëve në dispozicion të stafit teknik është kjo:
Portierë: Alban Hoxha, Dashamir Xhika
Mbrojtës: Labinot Ibrahimi, Ditmar Bicaj, Gezim Krasniqi,Renaldo Kalari, Arbnor Fejzullahi,Endri Vrapi,
Mesfushor: Lorenc Trashi, Idriz Batha, Asion Daja, Alsid Tafili, Nderim Nexhipi, Dorian Bylykbashi, Jurgen Bardhi, Laurent Ismailaj, Fabio Hasa, Rei Qilimi
Sulmues: Mentor Mazrekaj, Stevan Raçiç, Jurgen Vatnikaj, ,Sebino Plaku,Xhevahir Sukaj, Astrit Fazliu, Ardit Jaupaj

Stafi Teknik

Trainer: Sulejman Starova, Zv.trainer Klevis Dalipi, Zv.trainer Bledar Devolli Zv. trainer, Perlat Musta

Pergatites atletik

Cristiano Giannotti & Andi Kulli

Stafi Mjekësor

Dhimosten Gjini & Ergys Rexha

S'KA KOMENTE

Comments are closed.