Partizani në Shëngjin para Vllaznisë, për tifozët autobusë falas

0
SHPËRNDAJE

PartiEdhe dyshimet e fundit janë shuar në lidhje me faktin që ndeshja Vllaznia-Partizani, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, do të luhet në stadiumin “Ismail XHemali” të Pukës (ora 16:00). Vendimi i FSHF-së ka marrë formë zyrtare, teksa menjëherë të kuqtë pas seancës së fundit stërvitore, janë nisur sot drejt Shëngjinit, aty ku do të jenë të grumbulluar gjatë natës së sotme, për t’u zhvendosur nesër drejt Pukës, vetëm pak orë para ndeshjes.
Për këtë transfertë, klubi i kuq ka vendosur në dispozicion të tifozerisë së kuqe plot 3 autobusë falas, të cilët nisen nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” ditën e diel në orën 11:00 drejt qytetit të Pukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.