Partizani, “ngecin” negociatat për sulmuesin argjentinas

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Mbrëmjen e djeshme u përfol shumë në lidhje me afrimin e një sulmuesi mjaft cilësor tek skuadra e Partizanit. Bëhet fjalë për Rodrigo Contreras të cilin burime pranë klubit të kuq e bënë fakt të kryer pasi u mësua se mes palëve ishte arritur akordi, por ende asgjë e sigurtë në lidhje me këtë çështje. Tashmë negociatat mes palëve duket se kanë ngecur dhe janë vështirësuar shumë. Burime pranë “Minuta90.com” bëjnë me dije se pas akordit paraprak të arritur mes palëve, negociatat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Rodrigo Contreras u duk se do të ishte goditja më e madhe në merkaton e të kuqve pasi vinte nga elita e futbollit argjentinas, por mesa duket edhe kjo lëvizje po venitet si ajo e Givas.

Rodrigo Contreras duke festuar golin kundër Brazilit U20
Rodrigo Contreras duke festuar golin kundër Brazilit U20

Shkak për këtë ngecje të negociatave mendohet të jetë bërë skuadra e San Lorenzos cila ka në pronësi kartonin e lojtarit. Mësohet se klubi argjentinas është duke kërkuar një shumë tepër të lartë për shërbimet e lojtarit, e cila kalon çdo kufi të buxhetit që ka një klub shqiptar. Tashmë pritet me interes të zbulohet se çfarë do të ndodhë orët në vijim, pasi negociatat ende vazhdojnë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.