Partizani, nis java anti-Teuta me probleme të vogla

0
SHPËRNDAJE

img_4719-750x450Pas barazimit që mori ndaj Vllaznisë, skuadra e Partizanit i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas pushimit 1 ditor. Nën drejtimin e trajnerit Starova dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka vijuar me seancën e radhës në program në orën 12:00.

Gjendja e skuadrës paraqitet pozitive dhe tashmë e gjithë vemendja është fokusuar ne përballjen e radhës ndaj Teutës.

Stërvitje të diferencuar nga grupi zhvilluan Gëzim Krasniqi dhe Bardhi si pasojë e shqetësimeve të lehta të shfaqura pas takimit ndaj Vllaznisë. Ndërsa, Mazrekaj dhe Fejzullahu vazhdojnë fazën e riaftësimit.

Ndeshja Partizani-Teuta luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.