Partizani nis javën anti-Tërbuni, tre lojtarë stërviten veçmas grupit

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Pas fitores ndaj Kukësit, tashmë ekipi i Partizanit ka filluar të mendojë për ndeshjen e rradhë kundër Tërbunit.mSkuadra e kuqe nisi sot përgatitjet në kuadër të takimit për javën e 5-të të kampionatit. Të kuqtë nën drejtimin e Starovës dhe stafit teknik zhvilluan seancën e programuar stërvitore në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë ku u aplikua stërvitje e karakterit tekniko taktik. Raçiç ,Kalari dhe Fazliu nuk mundën të stërviteshin me grupin për arsye dëmtimi , ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve paraqesin gjendje të mirë fizike. Përgatitjet vijojnë ditën e Mërkurë me dy seanca stërvitore.image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.