Partizani nis përgatitjet anti-Luftëtar

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Pas fitores ndaj Skënderbeut fundjavën që sapo lamë pas, Partizanin e pret një tjetër ndeshje mjaft e vështirë. Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova do ta fillojnë fazën e katërt dhe të fundit të këtij sezoni futbollistik ndaj surprizësmsë këtij kampionati, Luftëtarit në kryeqytet.

Ditën e sotme Partizani ka nisur edhe përgatitjet për ndeshjen kundër gjirokastritëve, ku për këtë sfidë do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Bëhet fjalë për Lorenc Trashin dhe Agustin Torasën që janë të pezulluar për shkak kartonësh duke humbur automatikisht këtë sfidë.

Ndërkohë, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë duke mos patur asnjë mungesë tjetër. Gjithashtu edhe stafi mjekësor ka vëzhguar gjendjen fizike të lojtarëve duke u shprehur se nuk ka asnjë dëmtim, lajm ky që padyshim e ka kënaqur trajnerin Starova pasi tani janë javët vendimtare ku vendoset titulli kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.