Partizani nis përgatitjet anti-Teuta me 3 rikthmime

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Skuadra e Partizanit ka nisur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Ekipi i kuq ka lënë pas atë barazim ndaj Vllaznisë të dielën dhe është përqëndruar maksimalisht te ndeshja ndaj Teutës, e cila është mjaft e rëndësishme.

Nën drejtimin e Sulejman Starovës ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës, teksa në kampin e kuq ka lajme të mira. Pas pezullimit të Vilës për shkak kartonësh, në skudrër janë rikthyer të jenë të gatshëm Ylber Ramadani dhe Renaldo Kalari që lanë pas pezullimin e tyre.

Ndëkohë, ditën e sotme sëbashku me skuadrën është stërvitur edhe Realdo Fili. Mesfushori fierak ka kaluar problemet fizike dhe do të jetë I gatshëm për trajnerin Starova në ndeshjen kundër durrsakëve. Kjo gjë ka shtuar optimizmin në klubn e kuq që presin të rikthehen te fitorja pas atij hapi fals në Shkodër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU