Partizani nis përgatitjet, “ngujohet” para Teutës

0
SHPËRNDAJE

Partizani në stërvitje
Partizani në stërvitje

Superiorja/ Skuadra Partizanit vijon përgatitjet intensive për përballjen e fundit të Kategorisë Superiore, pikërisht atë ndaj Teutës që mund t’a shpallë edhe kampion. Ditën e sotme ekipi në drejtimin e trajnerit Agostineli ka kryer seancën e radhës në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 14:30.

Gjendja e lojtarëve paraqitjet optimale dhe stafi mjekësor po punon për të rikuperuar në kohë edhe disa lojtarë të cilët kanë shfaqur probleme të lehta pas takimit ndaj Skënderbeut. Argjentinasi Torassa ka kryer normalisht përgatitjet me pjesën e tjetër të grupit, ndërsa mesfushori Gomes vijon të përgatitet i diferencuar.

Për takimin ndaj Teutës skuadra do të vuaj mungesat e Kalarit, Atandës dhe Trashit të skualifikuar me kartonë. Në përfundim të përgatitjeve ekipi i është drejtuar rezidencës hotel “Vila Park “ ku vijon të qëndrojë i grumbulluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.